Përndiqte dhe kërcënonte me mesazhe një vajzë, e pëson keq bulqizaku

Përndiqte dhe kërcënonte me mesazhe një vajzë,…

Policia e Dibrës ka vënën në pranga një 34-vjeçar. Ky i fundit i identifikuar si Lumturi Suti ka përndiqte dhe kërcënonte me mesazhe një vajzë 29-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Përndiqte një 29-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme dhe e kërcënonte me mesazhe në telefon,  arrestohet në flagrancë nga Policia 34 vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 34 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 29- vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit