Përndiqte dhe tentonte të hynte me dhunë në shtëpinë e 26-vjeçares, arrestohet 34-vjeçari

Përndiqte dhe tentonte të hynte me dhunë…

Ditën e sotme është arrestuar 34 vjeçari, Olgert Sinanaj, banues në Skrapar, i akuzuar se përndiqte, ngacmonte dhe tentonte të hynte me dhunë në shtëpinë e shtetases 26 vjeçare.

Gjithashtu, Sinanaj akuzohet edhe për veprën penale të ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij.

Njoftimi i Plotë

Skrapar

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Olgert Sinanaj , 34 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 26 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj.

Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit