Përndiqte një çifti, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Përndiqte një çifti, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar, i cili përndiqte dhe kanoste një 40-vjeçar dhe bashkëshorten e tij duke i ndërhyrë në jetën private.

Materialet i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës

Është arrestuar në flagrancë shtetasi A.S., 38 vjeç,  banues në Durrës, pasi ka kanosur, përndjekur dhe ndërhyrë në jetën private shtetasin A.C.,  40 vjeç, banues në Durrës dhe bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit