Përplas këmbësoren dhe largohet, prangoset pas disa orësh drejtuesi i mjetit

Përplas këmbësoren dhe largohet, prangoset pas disa…

Është arrestuar pas disa orësh një drejtues mjeti nga policia e Dibrës, pasi aksidentoi një këmbësore dhe u largua nga vendngjarja.

Në pranga është vënë shtetasi R. N., 22 vjeç, banues në Burrel.

“Duke qarkulluar me mjetin tip “Mercedez Benz”, në afërsi të ‘Turizmit’ , Burrel, ky shtetas ka përplasur një këmbësore, e cila pas ndihmës së parë mjekësore është larguar për në banesë.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit por pas disa orësh është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.’ -njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit