Përplas me makinë efektivin e policisë në Lushnje, prangoset 29-vjeçari

Përplas me makinë efektivin e policisë në…

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi kundërshtoi policët dhe përplasi një efektiv me makinë.

Sipas njoftimit të policisë, Erald Biti nuk i ndaloi policit dhe e aksidentoi atë me makinën e tij.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtoi për shkak të detyrës dhe goditi me automjet punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. B., 29 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, duke udhëtuar me automjetin tip “Golf”, nuk i është bindur për të ndaluar punonjësit të Policisë dhe e ka goditur atë me automjetin që udhëtonte, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit