Përplasen 4 makina në Lezhë, dy persona në spital

Përplasen 4 makina në Lezhë, dy persona…

Një aksident automobilistik i shumfishtë është regjistruar pasditen e kësaj të djele në qytetin e Lezhës, ku për pasojë të lënduar mbetën 2 persona.

4 makina u përplasen me njëra tjetrën në lagjen “Gura” të Lezhës, teksa të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore. Sipas dyshimeve paraprake, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tejet normave të lejuara nga ana e drejtuesit të automjetit tip ‘Audi’ të përfshirë në ngjarje.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit