Përplasen dy makina në aksin rrugor “Lushnje-Berat”, një i plagosur

Përplasen dy makina në aksin rrugor “Lushnje-Berat”,…

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:30. Mësohet se shtetasi me inicialet L.Y., duke drejtuar automjetin tip “Benz’, ka përplasur automjetin tip “BMW”, i cili po drejtohej nga shtetasi me inicialet A.B.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi A.B. ka pësuar dëmtime dhe aktualisht ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në vendin e quajtur Barbullinjë, shtetasi L. Y., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet tip “BMW” me drejtues shtetasin A. B. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit