Përplasen dy makina në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar

Përplasen dy makina në Itali, humb jetën…

Një aksident tragjik ka ndodhur në zonën Selva Piana të Mosciano Sant’Angelo në Itali. Rreth orës 6 të pasdites, të premten e 5 janarit, makina Fiat Punto që drejtohej nga një 32-vjeçar, u përplas në një kryqëzim me një Audi A3 që drejtohej nga një 25-vjeçar.

Si pasojë e ngjarjes, mediat italiane bëjnë me dije se ka humbur jetën një 32-vjeçar shqiptar. Ky i fundit për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa 25-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Giulianova.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit