Përplasen dy makina në Rrugën e Arbrit

Përplasen dy makina në Rrugën e Arbrit

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të djele në rrugën e Arbrit në afërsi të qytetit të Bulqizës.

Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra prej tyre është përmbysur në mes të rrugës. Në vendin e ngjarjes ka shkuar autoambulanca, e cila ka bërë dërgimin në spital të të lënduarve.

Nga përplasja e automjeteve të lënduar kanë mbetur dy drejtuesit e tyre. Nuk dihet nëse me ta kanë qenë dhe persona të tjerë, teksa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit