Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën mes Velipojës dhe Shëngjinit, ku dy mjete lundruese janë përplasur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka shkaktuar një viktimë dhe një person të plagosur rëndë.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën 25-vjeçari Klaus Gjergji ka humbur jetën, ndërsa Uran Marku ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë ndërhyrjet për nxjerrjen e personave të përfshirë në përplasjen tragjike.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve lundruese.
Ngjarja e rëndë vjen vetëm një ditë pas një tjetër aksidenti me mjete lundruese në Liqenin e Komanit. Dy varka turistike u përplasën teksa transportonin pushues drejt Lumit të Shalës, duke lënë të plagosur pesë persona, mes tyre edhe një turist të huaj. Në atë rast, si shkak paraprak u dyshua shpejtësia e lartë.