Përplasen dy urbanë në Tiranë/ Plagosen 6 persona, 1 në gjendje të rëndë

Përplasen dy urbanë në Tiranë/ Plagosen 6…

Një aksident ka ndodhur në Sauk, ku një autoveturë dhe dy urbanë janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe është plagosur rënde drejtuesi i mjetit, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, si dhe kanë marre plagë të lehta 5 persona të tjerë.

 5 gra dhe 1 burrë kanë mbetur të plagosur, ky i fundit në gjendje të rëndë.

Njëri prej autobusave dhe makina janë bërë copash. Në ndihmë të personave të lënduar kanë shkuar kalimtarë të rastit. Policia ende nuk ka dhënë informacion mbi ngjarjen e rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit