Përplasen me sende të forta, sherr mes të rinjve në Vlorë

Përplasen me sende të forta, sherr mes…

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur sot në Vlorë. Mësohet se shtetasi E. H., 25 vjeç ka goditur me sende të forta shtetasin E. J., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Mësohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta. 25-vjeçari është arrestuar nga policia dhe bashkë me të është proçeduar penalisht edhe një 26-vjeçar. Ky i fundit u proçedua në gjendje të lirë, pasi ka dhënë deklarim të rremë për këtë ngjarje.

Njoftimi:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 25 vjeç, banues në lagjen “Bashkimi”, pasi gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. J., 33 vjeç, banues në Vlorë.Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 26 vjeç, pasi ka dhënë deklarim të rremë për këtë ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit