Përplasen pronarët në Velipojë dhe inspektorët e IKMT-së: S’të njoh ty!

Përplasen pronarët në Velipojë dhe inspektorët e…

Një pronar biznesi në Velipojë ka folur me tone të ashpra ndaj inspektorëve të IKMT që kërkojnë të prishin ndërtesat pa leje në bregdet. Duke folur para mediave, i thekson se po prishin biznesin ndërkohë që tregon se Rama ka kërkuar që të bëhet transparencë me turizmin.

“Hajdeni të biem dakord. Për 15 ditë, për 2 muaj, për 6 muaj, pas shtatorit. Jeni duke e dëmtuar biznesin, turizmin, nuk vjen njeri në Velipojë. Edi Rama ka thënë transparencë me turizmin, ku e ke , e ke shkatërruar. Hajde me kryetaren e Bashkisë, me ministrin, bëj një pakt që të bien dakord me biznesin në Velipojë, që të bëhet 15 ditë, 1muaj, 2 muaj. Në shtator hajde me vendimin ti shkatërrojmë vetë, pas 5 ditësh, hajde prishe ti. 100 mijë euro i ke prishur dje, sot ke prishur rrugën, ke prishur banjon që është pronë publike e Bashkisë. E ke prishur ti, unë  e kam me kontratë, kam paguar taksat, kush turist vjen në Velipojë, kush vjen për turizëm që e ke shkatërruar ti bashkë me Edi Ramën.

Nxirr dokument, a ke? A je kriminel? A je fashist? A je komunist? Përgjigju kryetares së Bashkisë me dokumentacion. Kjo e ka pronë të Bashkisë, kjo i lidh kontratat, i prish vendimet. Unë nuk jam jurist, por njoh letrën që ma çon Bashkia. Unë njoh Bashkinë, nuk të njoh ty”, i tha pronari inspektorëve.

Pas ndërhyrjes së Ademit, situata ka ngelur pezull. Fadromat mbeten të palëvizura ndërsa kryebashkiakja ka kërkuar të mosprocedohet më tej deri në momentin që do të ketë një vendim zyrtar të prishjes së objekteve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit