Përplaset ambulanca: vdes pacienti, plagoset shoferi

Përplaset ambulanca: vdes pacienti, plagoset shoferi

Një aksident i rëndë në Lushnje i ka marrë jetën një 62-vjeçari të quajtur Medi Marku. I ndjeri po transportohej me ambulancë si pacientë nga Saranda drejt Tiranës, por për shkak të aksidentit ndërroi jetë rrugës.

Është mësuar se ambulanca ka tentuar të parakalojë një automjet në fshatin Krutje dhe më pas është përplasur me barrierat metalike duke u rrokullisur disa herë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur jo vetëm shoferi i ambulancës, por edhe infermierja që shoqëronte pacientin.

Ora 6:25

Aksidentohet ambulanca në Lushnjë, ndërron jetë pacienti 

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnjë, ku për pasojë një person ka gjetur vdekjen.

Një ambulancë që vinte nga Saranda, është përplasur me një automjet tip “Mercedez-benz”, ku për pasojë ka humbur jetën pacienti që po transportohej drejt Tiranës. Në ambulancë ndodheshin edhe 3 persona të tjerë, familjarë të pacientit.

Njoftimi paraprak i Policisë

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit