Shoferi përplas makinën e policisë, plagoset një efektiv

Shoferi përplas makinën e policisë, plagoset një…

Një tjetër aksident është regjistruar gjatë ditës së sotme. Më konkretisht në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut, një automjet me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë.

Nga përplasja bëhet me dije se është plagosur lehta punonjësi i Policisë shtetasi me iniciale A.T. Ndërkohë policia nën drejtimin e Prokurorisë po heton aksidentin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit