Përplaset me kamionin, vdes 19-vjeçari shqiptar në Itali

Përplaset me kamionin, vdes 19-vjeçari shqiptar në…

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur në Itali. Mësohet se Adenajd Hoxha u përplas nga një kamion dhe humbi jetën në vend.  Giornaledibrescia.it raporton se, përplasja ndodhi në Sp11 mes Coccaglio dhe Rovato, ku 19-vjeçari shqiptar humbi jetën në një përplasje të fortë kokë më kokë mes makinës së tij dhe një kamioni.

 Aksidenti ndodhi vetëm pak linjës hekurudhore mbi të cilin kalojnë binarët e linjës Milano-Venecia. Sipas grupit hetimor, djali ishte duke drejtuar mjetin ‘Ford Focus’ dhe po vazhdonte në drejtim të fshatrave të Rovatos. Drejtuesi i kamionit u përpoq të shmangte goditjen, por nuk mundi dhe mori përpara të riun shqiptar.

Skena që u shfaq para syve të shpëtimtarëve dhe forcave të rendit ishte e tmerrshme: rrënojat e dy automjeteve ishin të shpërndara kudo në rrugë. I riu shqiptar dha shpirt në vend, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit