Përplaset për vdekje 31 vjeçarja shqiptare në Itali

Përplaset për vdekje 31 vjeçarja shqiptare në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën Rimini në Itali mbrëmjen e së shtunës. Një 31 vjeçare me origjinë shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë tip foristradë.

E reja ka qenë në shoqërinë e një 21-vjecare me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë janë përplasur nga makina. 31 vjeçarja shqiptare ka ndërruar jetë në vend ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit