Përplasi 11 automjete/ Lirohet shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin

Përplasi 11 automjete/ Lirohet shoferi i autobusit…

Gjykata e Tiranes liron nga qelia Agron Xhafën, shoferin e autobusit të unazës, që shkaktoi aksidentin pranë Shallvareve në kryeqytet. Me kërkesë të prokurorisë, Xhafa u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gjithashtu, ju njoftoj se ne diten e sotme, prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, u mor ne shqyrtim kerkesa per caktimin e mases se sigurimit ndaj shtetasit A.XH. Ne perfundim te shqyrtimit te mases se sigurimit, gjykata vendosi te pranoje kerkesen e prokurorit per caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale” thuhet në njoftimine policisë.

Aksidenti u regjistrua me 27 shkurt teksa urbani i linjës së “Unazës” ërplasi disa makina. Në aksident u përfshinë 11 automjete, ndërsa mbetën të lënduar disa persona.

Shoferi i autobusit të Unazës, 62-vjeçari Agron Xhafa, ka mbetur edhe vetë i dëmtuar, por pas testit të kryer nga policia në spital, ai nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Në dëshminë e tij shoferi është shprehur se nuk është ndjerë mirë dhe ka deklaruar se vuante nga zemra dhe diabeti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit