Përplasi 8-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, policia nuk e arreston

Përplasi 8-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja,…

Një makinë pèrplasi një fëmijë 8-vjec në qytetin e Vlorës mbrëmjen e kaluar dhe u largua nga vendngjarja. Pòlicia ka vendosur që ta procedojë  në gjendje të lirë shoferin M. M., 23 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku”, pranë një karburanti, ku u áksidentua fëmija i mitur, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Fëmija ka thyer njërin krah ndërsa ka marrë edhe démtime të lehta në trup, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Makina që ka shkaktuar aksídentin është tip “Audi” dhe drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes pa i dhënë as ndihmën e parë fëmijës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit