Përplasi dy efektivët e ‘Shqiponjave’, flet shoferi: Makina ime nuk ka lëvizur prej vendit

Përplasi dy efektivët e ‘Shqiponjave’, flet shoferi:…

Është zbardhur dëshmia e 67-vjeçarit Shkëlzen Kraja, i cili u arrestua në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme ku u përplas me motorin e dy efektivëve “Shqiponja”.

Ai ka deklaruar para policisë se nuk ishte duke ecur me shpejtësi kur ndodhi aksidenti, pasi ai sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po ngadalësonte për t’u futur në garazh.

Më tej ai ka shtuar se kanë qenë policët ata që po lëvizinin me shpejtësi të madhe dhe janë përplasur me makinën e tij dhe një tjetër makinë të parkuar në rrugë.

“Isha pranë banesës. Do kthehesha të fusja makinën në garazh. Nuk kam qenë me shpejtësi, madje isha ngadalësuar por motori që udhëtonte me shpejtësi më doli në korsinë time dhe është goditur me parakolp.

Motori ka qenë me shpejtësi të lartë dhe pas përplasjes ka goditur edhe një makinë tjetër të parkuar. Makina ime s’ka lëvizur nga vendi. Shpresoj te bëhen mirë te dy punonjësit e policisë sa më shpejt. Jam prind vetë dhe më vjen shumë keq për të dy. Uroj të bëhen mirë të dy”, është shprehur Kraja.

Fillimisht ngjarja u dyshua se ishte e qëllimshme, por në komunikatën zyrtare të policisë nuk provohet një gjë e tillë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit