Përplasi ish-vjehrrin me makinë pasi donte ta vriste, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

Përplasi ish-vjehrrin me makinë pasi donte ta…

Policia e Shkodrës arrestoi një 48-vjeçar pasi tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij, duke e përplasur me mjetin që po e drejtonte. Ngjarja ka ndodhur në rrugë “Marin Biçikemi”I arrestuari akuzohet për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Ish-vjerri 68-vjeç me iniciale A.U i cili po udhëtonte me biçikletë është jashtë rrezikut për jetën.Njoftimi i policisë: Tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij, duke përplasur me automjet, biçikletën me të cilën ai po lëvizte, në korsinë e dedikuar, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohet automjeti që drejtonte 48-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, biçikletën me të cilën lëvizte një 68-vjeçar, në korsinë e dedikuar, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin:Ç., 48 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.Ky shtetas, më datë 02.03.2024, në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ish-vjehrri i tij, shtetasi A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën. Automjeti që drejtonte shtetasi E. Ç. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit