Përplasi me makinë 51-vjeçaren, arrestohet shoferi

Përplasi me makinë 51-vjeçaren, arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Ruzhdi Taka, 38-vjeçar, banues në Tiranë është arrestuar, pasi ka përplasur me makinë një 51-vjeçare.

Për fat të keq, gruaja nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka qrnë nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:– E. S., 42 vjeç, R. Z., 55 vjeç, E. S., 25 vjeç, L. Xh., 34 vjeç, D. C., 40 vjeç dhe V. Gj., 20 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;– R. T., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. A., 51 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit