
Është vetëdorëzuar në polici shqiptari që dyshohet se përplasi për vdekje një 21-vjeçare në qendër të Selanikut, mëngjesin e së martës.
Shqiptari është një emër i njohur për policinë me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Sipas dëshmitarëve okularë, 26-vjeçari dyshohet se ka përplasur të renë, e cila sapo kishte mbërritur në Selanik. Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , ajo u “hodh” në ajër nga një makinë.
Makina drejtohej nga shqiptar i cili u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë, e cila ndërroi jetë në spital.