Përplasi për vdekje 25-vjeçaren, prangoset drejtuesi i trajlerit

Përplasi për vdekje 25-vjeçaren, prangoset drejtuesi i…

Policia e Durrësit ka vënë në pránga shoferin e trajlerit që përplási për vdêkje punonjësen e sigurisë në Portin e Durrësit Artineda Haskasa, dhe e mori zvarrë disa metra nën pjesën e poshtme të mjetit. F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë do të përballet tashmë me ákuzën për vrásjen áksidentale të 25-vjeçares Haskasa.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës árrestuan në flágrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më datë 07.01.2021, në  ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka áksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Aks.identi i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Durrës, ndërsa Haskasa ishte në krye të detyrës së saj, duke punuar në port. Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe Porti i Durrësit ku kërkoi zbardhjen sa më parë të rrethanave të saj.

“Sot e gjithë familja e madhe e APD-së është thellësisht e pikëlluar nga humbja tragjike e jetës e koleges tonë Artineda Haskasa. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjarëve dhe miqve të Artinedës dhe i gjendemi pranë familjes së saj në këto momente të vështira. Nuk do jeni kurrë vetëm!

Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe organet hetimore, të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht në funksion të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes tragjike, në një territor të rëndësisë së veçantë! Uniforma që mbante veshur sot kolegia jonë, meriton respekt dhe mirënjohje pafund! Dritë të pastë shpirti! “, thuhej në njoftimin e Portit./faxnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit