Përplasi për vdekje francezin, arrestohet 23-vjeçari që u largua nga vendi i aksidentit në Lezhë

Përplasi për vdekje francezin, arrestohet 23-vjeçari që…

Policia ka rrestuar shtetasin 23-vjeçar me inicialet S. Ç.. Ai u përfshi në aksidentin e mbrëmjes së shkuar në Lezhë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Mësohet se ka humbur jetën 65-vjeçari francez me inicialet A. P. Ndërkohë mbi 23-vjeçarin rëndojnë akuzat “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

“Aksidentoi me automjetin e tij, automjetin që drejtohej nga një shtetas francez, dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi francez humbi jetën në spital. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin: S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez A. P., 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”. njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit