Përplasi për vdekje të moshuarin me motor, prangoset 30-vjeçari

Përplasi për vdekje të moshuarin me motor,…

Në vijim të informacionit paraprak datë 24.08.2021, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi mbrëmjen e djeshme, pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin motor tip “Piaggio”, pa targa, me drejtues shtetasin A. Sh., 77 vjeç, banues në fshstin Cangonj, Devoll, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit