Përplasi për vdekje të riun/ Arrestohet i afërmi i zv.ministrit të Ramës

Përplasi për vdekje të riun/ Arrestohet i…

Një i ri përplasi pasditen e djeshme për vdekje një drejtues biçiklete tek rrethrrotullimi TEG-Farkë në Tiranë.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin me iniciale E.H., i cili la viktimë 20-vjeçarin Urim Poti.

Autori është arrestuar nga policia, ndërsa mësohet se është një i afërm i zëvendësministrit të Brendshëm, Besfort Lamallarit.

Blutë njoftojnë se: “Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:00, tek rrethrrotullimi TEG-Farkë, ka aksidentuar biçiklistin U. P., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit