Përplasi për vdekjen të riun që lëvizte me skuter, arrestohet shqiptari në Greqi

Përplasi për vdekjen të riun që lëvizte…

Një 60-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi përplasi për vdekje një të ri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Paros, në zonën e Ampelasit, ku një 26-vjeçar që lëvizte me skuter elektrike është përplasur nga një automjet.

Sipas Cyclades24.gr, drejtuesi i mjetit ishte një 60-vjeçar nga Shqipëria, i cili u arrestua. I riu u dërgua në spital, por pak më vonë ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, kujtojmë se ky është rasti i dytë tragjik që ka ndodhur brenda disa orëve në Greqi. Ku viktimat në të dyja rastet ishin duke lëvizur me një skuter elektrik .

Dy ditë më parë ka ndodhur aksidenti tjetër në ishullin Mykonos ku një makinë përplasi për vdekje një 44-vjeçar që lëvizte me skuter.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit