Përplasi studenten në afërsi të Universitetit të Korçës, shoferi largohet nga vendngjarja

Përplasi studenten në afërsi të Universitetit të…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të universitetit Fan Noli, në Korccë. Një makinë ka përplasur një studente e cila po kalonte rrugën. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa studentja po shkonte në universitet. Shkak mësohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte shoferii mjetit.

Ky i fundit pas përplasejes është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se studentja ka marrë dëmtime dhe është në gjendje të rëndë në ambientet e spitalit të Korçës. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, teksa po punon për të kapur drejtuesin e mjetit që aksidentoi studenten.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit