Përplasi taksinë në Seul, diplomati amerikan arratiset dhe fshihet në bazën ushtarake

Përplasi taksinë në Seul, diplomati amerikan arratiset…

Një ngjarje e rëndë ka nodhur në kryeqytetin e Koresë së Jugut, në Seul. Paso përplasi një taksi, një diplomat amerikan është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa dyshohet se po fshihet nga policia në një bazë ushtarake amerikane.

I arratisuri, nuk është identifkuar ende, teksa mund të jetë anëtar i misionit diplomatik amerikan. Ky i fundit ka përplasur taksinë kur po ndërronte korsinë, duke dëmtuar parakolpin. Taksisti që u përplas nga i arratisuri, e ndoqi atë deri në Garnizonin Yongsan, një strukturë ushtarake dhe diplomatike amerikane në Seul. Aty mbërriti edhe policia, por diplomati dhe tre pasagjerët e tij nuk pranuan të bashkëpunonin me oficerët.

Amerikanët refuzuan t’i nënshtroheshin një testi alkooli dhe u futën brenda bazës, e cila është jashtë juridiksionit të policisë së Koresë së Veriut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit