Përplasi të miturin në Durrës, shoferi ia mbath 'me të katërta' nga vendngjarja

Përplasi të miturin në Durrës, shoferi ia…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 11 në Durrës. Mësohet se një automjet ka përplasur një të mitur me iniciale N.K., teksa më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 17:45, në lagjen Nr.11 Durrës, një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur N. K., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit