Përplasi tre makina dhe u fut në shesh/ Flet agresori: Doja të bëja ‘drift’

Përplasi tre makina dhe u fut në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Një qytetar i identifikuar si Arben Mema 32-vjeçar, në gjendje të dehur ka marrë makinën dhe duke thyer barrierat ka hyrë në shesh duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Nga raportimet paraprake mësohet se Mema ka deklaruar se ka dashur të bëjë lëvizje sportive në shesh. Sipas Policisë rezulton se agresori ishte në gjendje shumë të dehur dhe i droguar, pasi në automjet janë gjetur edhe disa doza lënde narkotike, ndërsa para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit