Përplasja e aeroplanit në Rusi, asnjë i mbijetuar

Përplasja e aeroplanit në Rusi, asnjë i…

Një aeroplan mallrash është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë pranë qytetit rus të Irkutsk, duke u marrë jetën shtatë personave në bord.

Aeroplani Antonov An-12 po fluturonte nga Yakutsk, kryeqyteti i rajonit Sakha në Rusinë lindore, kur u zhduk nga ekranet e radarëve pranë aeroportit në Irkutsk, ku ishte planifikuar të ulej.

“Sipas të dhënave paraprake, vendi i rrëzimit është në zonën e fshatit Pivovarikha, jo shumë larg aeroportit”, tha për TASS Qendra Siberiane e Kërkimit dhe Shpëtimit të Aviacionit. Pas përplasjes, rrënojat morën flakë.

Agjencia e lajmeve Interfax tha se avioni i përkiste një kompanie bjelloruse të quajtur “Grodno” dhe të paktën shtatë persona ishin në bord. Pesë trupa janë gjetur deri më tani ndërsa të mbijetuar nuk ka. Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.

Rikujtojmë se në Rusi ka pasur përplasje të shpeshta aeroplanesh gjatë ketij viti, kujtojmë gjithashtu përplasjen e avionit ushtarak të transportit, tip Il-112V  para disa muajsh i cili u rrëzua në rajonin e Moskës gjatë një fluturimi stërvitor.

Në deklaratën e bërë nga Korporata e Bashkuar e Avionëve të Rusisë (OAK), u tha se aksidenti ndodhi gjatë fluturimit stërvitor dhe filloi një hetim në lidhje me incidentin.

Ndërkaq u bë e ditur se ekuipazhi prej 3 personash ka mbetur i vdekur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit