Përplasja e ambulancës me “Golf 5” mori jetën e pacientes dhe plagosi tre persona, detaje të reja nga aksidenti tragjik

Përplasja e ambulancës me “Golf 5” mori…

Gjatë mbrëmjes së djeshme një ambulancë dhe një makinë u përplasën me njëra-tjetrën, teksa shënuan një tragjedi me një viktimë dhe tre të plagosur. Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin që u shënua orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën e “Rinasit”. Bëhet me dije se ambulanca që po transportonte në spital, pacienten tashmë të pajetë e identifikuar si Anila Berdaku, 42 vjeçe, është përplasur me mjetin tip “Golf 5” me shofer, shtetasin Antigon Abazi.

Dyhsohet se shkak për këtë tragjedi me një viktimë dhe tre të plagosur, të jetë bërë parakalimi i gabuar i ambulancës. Gjithashtu pas matjes me drager, mësohet se drejtuesi i makinës, tip Golf, Antigon Abazi ka qenë nën efektin e alkoolit, në masën 0.28 dhe e dyta 0.27 g/l, në kushtet për ndëshkim me masë administrative jo për arrest.

NJOFTIMI

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit