Përplasja e trenave/ Gazetarët grekë: Kemi përgjegjësi për aksidentin

Përplasja e trenave/ Gazetarët grekë: Kemi përgjegjësi…

Pas tragjedisë së përplasjes së dy trenave në Greqi gazetarët grekë janë shprehur se ndihen edhe ata përgjegjës për ngjarjen.

Ata kanë dalë në një deklaratë të përbashkët ku shprehin gjithashtu shqetësimin mbi interesin publik që kanë sot mediat, moslejimin e investigimit për shkak se media përdoret si biznes.

 “Për sa kohë që mediat hiqen nga misioni i tyre për të kontrolluar pushtetin, për sa kohë që prioritizimi i lajmeve dominohet nga kritere që nuk kanë lidhje me mbrojtjen e interesit publik, për sa kohë që kompanitë mediatike kufizohen të veprojnë thjesht si biznese dhe në aspektin e vlerësimet dhe trafiku televiziv, për sa kohë gazetarët janë të kufizuar në investigim, garancitë institucionale për funksionimin e shtetit do të dobësohen. Riprodhimi steril pa letër, edhe në këto orë tragjike, nga një pjesë e faqeve të lajmeve, është një shembull tjetër i deformimit gazetaresk. Industria e gazetarisë merr pjesën e saj të përgjegjësisë”, shkruhet në deklaratë.

Të njëjta problematika që kanë shfaqur gazetarët grek hasen edhe këtu në Shqipëri. Për situatën ku është Shqipëria , misioni i gazetarit duhet të jetë interesi publik.

Tragjedia e përplasjes së trenave në Greqi ka lënë gjithë vendin në zi. Pak ditë më parë Ministri grek i Transportit dha doreheqjen duke marrë përgjegjësi politike mbi ngjarjen e aksidentit hekurudhor, ku nderruan jetë rreth 50 persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit