Përplasja e trenave i vë "flakën" Athinës, shpërthejnë protesta masive nga të rinjtë

Përplasja e trenave i vë “flakën” Athinës,…

Qindra të rinj në Athinë kanë nisur një protestë masive për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Larisa. Gabimi njerëzor i cili çoi në përplasjen e dy trenave, për protestuesit është i pafalshëm dhe nuk mund të kalohet me një ndjesë publike. Teksa grupet e shpëtimit vijojnë të kërkojnë mes rrëënojave për të mbijetuar, qytetarë dhe aktivistë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit.

Sipas mediave greke mbi 3000 qytetarë janë duke protestuar me të gjitha mënyrat dhe po shkaktojnë kaos në Athinë. Paralelisht protesta po mbahen edhe në Selanik ku rrugët janë bllokuar dhe makinat janë bllokuar në trafik.

Edhe pse kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se një “gabim tragjik njerëzor” dhe ministri i transportit dha dorëheqjen, kjo nuk i ka “kënaqur” protestuesit grek.

Ngjarja cilësohet si tragjedia më e madhe hekurudhore në vend, ku u vranë 57 persona dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën mesnatën e të martës. Akoma më tragjik është fakti se shumica e viktimave ishin nxënës që ktheheshin në Selanik nga një festë karnavalesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit