Përplasja Greko-Turke më afër se kurrë/ 6.000 emigrantë dynden në kufirin e Greqisë

Përplasja Greko-Turke më afër se kurrë/ 6.000…

Mediat Greke raportuan mbrëmë se afro 6,000 emigrantë janë mbledhur gradualisht në kufirin Greko-Turk të Evros duke ngritur shqetësime në Athinë se Ankaraja synon të përsërisë ngjarjet në fund të shkurtit, kur lejoi mijëra migrantë të hyjnë në territorin e Bashkimit Europian.

Burimet lokale thanë se autobusët po transportojnë emigrantë në kufirin tokësor me Greqinë. Më shumë se 1.500 policë grekë dhe roje kufitare janë aktualisht atje, si dhe rreth 300 zyrtarë të FRONTEX.

Mediat Greke cituan gjithashtu Entirne TV, një kanal lokal turk, duke raportuar se në Edirne (Adrianopojë), “rrugëtimi i shpresës për Europën ka rifilluar me emigrantët që përpiqeshin të kapërcejnë kufirin me Greqinë me anije përmes lumit të Evros”.

Disa ditë më parë, Bashkimi Europian i kërkoi Turqisë të ndalte provokimet në rajonin e gjerë, por tha se ishte ende “e parakohshme” për të diskutuar sanksionet kundër Ankarasë. Komisioni gjithashtu pranoi këtë javë që Turqia do të marrë fonde para-pranuese nga buxheti i ri i Bashkimit Europian.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit