Përplasja me armë zjarri në Greqi: Nga të shtënat u plagosën 5 persona, kishte dhe shqiptar

Përplasja me armë zjarri në Greqi: Nga…

Detaje të reja janë zbuluar nga përplasja me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Greqi, ku janë përfshirë dhe shqiptar, të cilët janë plagosur rëndë.

Nga përplasja raportohet të kenë pjesë emra të njohur të krimit.

Ndërkohë, kamerat e sigurisë kanë filmuar autorët teksa largoheshin me vrap.

Njoftimi i plotë:

Nga të shtënat u plagosën 5 persona. Mediat helene raportojnë se shqiptarët, të moshës 36, 40 dhe 48 vjeç u qëlluan me armë në bark dhe gjoks.

Dy persona të tjerë, një 33-vjeçar grek dhe një irakian 35-vjeçar, kanë mbetur të plagosur lehtë nga goditjet me thikë, grushte dhe shkelma.

Në vendngjarje janë gjetur armë, thikë dhe njolla gjaku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit