Përplasja me Manajn/ Rrëzimi në tokë i Rejës bëhet VIDEO virale në rrjetet sociale

Përplasja me Manajn/ Rrëzimi në tokë i…

Shqipëria nuk mori më shumë se një barazim pa gola në miqësoren e zhvilluar në Kardif mes Uellsit dhe Shqipërisë.

Përtej rezultatit fragmenti që ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja ka qenë incidenti i shkaktuar nga lojtari i uellsjan ndaj teknikut italian Edi Reja, në minutën e 58-të.

Pas një dyluftimi në mesfushë mes Manajt dhe Dejvid, ky i fundit shtyn sulmuesin e Kombëtares, në afërsi të stolit kuqezi, duke rrëzuar edhe trajnerin Edi Reja.

Pas rrëzimit pati një reagim edhe të 75-vjeçar i cili u shfaq i revoltuar për gjestin e lojtarit të Uellsit. Mesfushori Norrington-Davies mori karton të verdhë për ndryje e gabuar ndaj Manajt, njëkohësisht duke shkaktuar incident edhe ndaj teknikut italian. Ky incident është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të “Sky Sports Football” në “Tëitter”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit