Përplasja në Elbasan, policia arreston tre persona

Përplasja në Elbasan, policia arreston tre persona

Tre persona ka shoqëruar deri tani Policia e Elbasanit pasi sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë rreth zonës ku ndodhën incidentet paraditen e sotme, që shoqëruan vizitën e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha me rastin e Ditës së Verës.

Mësohet se po punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë të sherrin që ndodhi sot në Elbasan, përmes pamjeve filmike të kamerave të objekteve në zonën ku ndodhën përplasjet.

Thirrjet “Rama ik” shoqëruan vizitën e Ramës gjatë ditës së sotme, ndërsa fyerje banale iu drejtuan Lulzim Bashës nga mbështetësit e PS-së, teksa më pas pati përplasje verbale e fizike mes simpatizantëve të të dy palëve. Reagime për incidentet pati nga të dy krahët e politikës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit