Përplasja Rama-Meta/ Gjykata Kushtetuese shtyn seancën!

Përplasja Rama-Meta/ Gjykata Kushtetuese shtyn seancën!

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën gjyqësore për të zgjidhur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave, mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Seanca ishte planifikuar të mbahej më 25 mars, do të shtyhet në një datë tjetër ende të pacaktuar.

Kreu i qeverisë paditi në Kushtetuese presidentin Meta me pretendimin se nuk ka kompetenca që të mosdekretojë emërimet e ministrave të kabinetit. Data e seancës së ardhshme nuk është njoftuar ende nga Gjykata Kushtetuese. Sipas kësaj Gjykata, në lidhje me orën dhe datën e seancës plenare do të ndiqen rregullat përkatëse për njoftimin e palëve.

Përplasja mes krerëve të dy institucioneve kryesore në vend lidhi pas vonesave të Metës për emërimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe mosdekretimin e Gent Cakajt si ministrit të Jashtëm.

Ky i fundit nuk u emërua kurrë në post, por ushtroi detyrën në vend të kryeministrit Edi Rama, i cili mori përsipër kompetencat e kryediplomatit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit