Përplasja te zyrat e FRD/ Shpallet në kërkim Agim Hoxhaj dhe Afrim Sufaj

Përplasja te zyrat e FRD/ Shpallet në…

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim 2 persona, për përplasjet që ndodhën gjatë ditës së djeshme pranë zyrave të partisë Fryma e Re Demokratike.

Policia bën me dije se po punohet për kapjen e Agim Hoxhajt, 55 vjeç dhe Afrim Sufajt, 46 vjeç, pasi këto të fundit kanë hyrë në godinë pa autorizim, duke kundërshtuar punonjësit e policisë.

Afrim Sufa është pjesë e FRD prej disa vitesh, kurse Agim Hoxha është aktualisht shef i komisariatit numër 4 në Tiranë.  Të dy kanë hyrë në zyrat e FRD pas Metës dhe pas përplasjes janë kallëzuar nga policia bashkiake.

“Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”,  kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.“- thuhet në njoftimin e policisë.

Dje një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit