Përplasje bandash? Ekzekutimi i Gjin Boriçit në Shkodër, ishte shok me anëtarin e familjes Bajri

Përplasje bandash? Ekzekutimi i Gjin Boriçit në…

Gjin Boriçi ishte 38 vjeçari që u vra një ditë më parë në qytetin e Shkodrës.

Ai njihej ndryshe edhe si Gjin Ndoj apo Gjin Frroku.

Policia shprehet se ai është qëlluar me dy plumba në kokë e një në shpatull, që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.

Një nga pistat e hetimit është gjakmarrja. Një xhaxha i viktimës, rreth 15 vite më parë ka vrarë një djalë 16-vjeç.

Pista tjetër është po aq kryesore, që lidhet me aktivitetin e mëparshëm të Gjin Boriçit.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me grupet kriminale të Shkodrës.

Boriçi ka qenë shok me anëtarët e familjes Bajri, më konkretisht Behar Bajrin, i cili sapo ka dalë nga paraburgimi pasi janë pushuar akuzat ndaj tij.

Dyshimet janë se autorët i kanë zënë pritë Gjin Boriçit, dhe më pas e kanë nxjerrë nga makina, edhe duke qëlluar ndaj tij.

Ata nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë, por i kanë dhënë dy plumbat në kokë dhe në shpatull.

Policia dyshon se autorët janë njohës të mirë të zonës ku ndodhi vrasja edhe pse nuk ka arritur ende në identifikimin e tyre.

Mister mbetet rruge se nga kanë ikur autorët pas kryerjes së ekzekutimit.

Një nga drejtimet si mundësi është Torovica e Lezhës. Mundësi e dytë është rruga që të nxjerr tek ura e Gjo Lulit në Velipojë, ose janë larguar në këmbë përmes një mali në zonën e Velipojës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit