Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrës, pak pa kaluar urën e Shkozetit.
Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, përplasja ka qenë e fortë, si pasojë e së cilës njëra nga makinat e përfshira është përmbysur plotësisht në mes të rrugës. Në pamjet e siguruara shihet mjeti i përmbysur, si dhe prania e shërbimeve të emergjencës.
Përplasja e tri mjeteve ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të rrugës dhe vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve që lëvizin drejt daljes nga qyteti i Durrësit dhe hyrjes në autostradë.
<iframe width=”479″ height=”852″ src=”https://www.youtube.com/embed/xdGhB_1lnqI” title=”Përplasje e fortë mes 3 mjeteve në Durrës: Makina përfundon e përmbysur” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>