Përplasje me armë zjarri në kufirin Shqipëri-Kosovë

Përplasje me armë zjarri në kufirin Shqipëri-Kosovë

Përplasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kufirin Shqipëri-Kosovë. Mësohet se shtetas të huaj, dyshohet sirianë, qëlluan me armë drejt policisë.

Sipas informacioneve ata kanë qëlluar me armë drejtë efektivëve të kufirit, por për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar. Gjithsej janë prangosur 6 sirianë që dyshohet se merreshin me trafik të qenieve njerëzore. Mes të tjerash raportohet se sirianet kanë qenë të pajisur me pistoleta, ndërsa raportohet se policia ka qëlluar me armë në ajër.

Ata po tentonin të kalonin kufirin për t’u futur në Kosovë dhe më pas të kalonin në vende të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit