Përplasje mes mazhorancës e opozitës, ndërpritet mbledhja e Këshillit për Reformën Zgjedhore

Përplasje mes mazhorancës e opozitës, ndërpritet mbledhja…

Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, raportohet se është ndërprerë pas një përplasje verbale mes Petrit Vasilit e dhe Oerd Bylykbashit nga LSI e PD dhe Damian Gjiknurit nga PS.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve për të diskutuar lidhur me disa prej çështjeve për Reformën Zgjedhore. Në mbledhje ishin prezentë dhe anëtarë të misionit të OSBE-së në Shqipëri.

Ndërkohë, një ditë më parë, palët politike kanë rënë dakord që reformën zgjedhore ta përfundojnë brenda 31 majit.

Opozita paralajmëroi mazhorancën së nëse tenton ta miratojë pa konsensusin e opozitës së bashkuar do të përballet me pasoja të rënda. /Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit