Përplasje mes superfuqive, Franca tërheq ambasadorët nga SHBA dhe Australia

Përplasje mes superfuqive, Franca tërheq ambasadorët nga…

Lëvizja e SHBA-së dhe Britanisë tensionon marrëdhëniet me Francën. Një ditë pas marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për t’i siguruar teknologji Australisë për të ndërtuar nëndetëse bërthamore ka ardhur reagimi i Francës.

Parisi kaloi në kundërsulm pas nënshkrimit të marrëveshjes së mbrojtjes dhe mbrëmjen e së premtes, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian njoftoi se kishte tërhequr ambasadorët nga SHBA dhe Australia.

“Një vendim i tillë i jashtëzakonshëm justifikohet me seriozitetin e njoftimeve të 15 shtatorit nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara” shpjegoi ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.

Por cila është arsyeja?

Marrëveshja, shkatërroi paktin miliarda dollarë që Franca kishte nënshkruar me Australinë për nëndetëset. Ministri i Jashtëm francez e kishte përshkruar më herët paktin si një “goditje në shpinë”.

Kjo është ndoshta marrëveshja më e rëndësishme e sigurisë midis tre kombeve që nga Lufta e Dytë Botërore, thonë analistët. Pakti do të përqendrohet në aftësinë ushtarake, duke e ndarë atë nga aleanca e inteligjencës Five Eyes, e cila gjithashtu përfshinë Zelandën e Re dhe Kanadanë.

Ndërsa nëndetëset Australiane “copa e madhe”, Aukus do të përfshijë gjithashtu ndarjen e aftësive kibernetike, inteligjencën artificiale, atë kuantike dhe teknologji të tjera nënujore.

“Kjo është një mundësi historike për tre kombet, me aleatë dhe partnerë të të njëjtit mendim, për të mbrojtur vlerat e përbashkëta dhe për të promovuar sigurinë dhe prosperitetin në rajonin Indo-Paqësor”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Drejtuesit nuk iu referuan Kinës drejtpërdrejt, por thanë se sfidat e sigurisë rajonale ishin “rritur ndjeshëm”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit