Përplasje për pronat në Vlorë/ Banori: Na kanë rrethuar tokën dhe na kërcënojnë me jetë

Përplasje për pronat në Vlorë/ Banori: Na…

Një banor i fshatit Radhimë, në Vlorë, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një konflikt pronësie, i cili është përshkallëzuar dhe ka krijuar një situatë shqetësuese për familjen e tij dhe banorët e tjerë.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke të përfituar prej tyre në bazë të Ligjit nr. 7501, për të cilën disponojnë AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi). Ai thoté se në këtë sipërfaqe janë trajtuar rreth 30 persona, të cilët kanë përfituar tokën sipas këtij ligji dhe kanë paguar rregullisht detyrimet dhe taksat përkatëse.

Banori tregon se mëngjesin e sotëm ka konstatuar se në tokën në fjalë kishin nisur punimet për hapjen e gropave dhe vendosjen e rrethimit. Sipas tij, në vendngjarje janë paraqitur persona të cilët pretendojnë se disponojnë certifikatë pronësie, por familjet që kanë përfituar tokën me AMTP ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si është lëshuar kjo certifikatë.

Denoncimi bëhet edhe më shqetësues për shkak të kërcënimeve dhe pranisë së policisë.Banori deklaron se personat e paraqitur në tokë kanë fyer familjarët e tij dhe i kanë kërcënuar me jetën.

“Na kanë sharë nga familja dhe na kanë kërcënuar me jetën. Nuk pyesin as për shtet dhe as për polici. Ju lutem, bëjini publike këto pamje, sepse situata po agravon gjithnjë e më shumë”, shprehet denoncuesi.

Ai i kërkon institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar dokumentacionin e pronësisë, për të sqaruar konfliktin dhe për të garantuar sigurinë e familjeve të përfshira.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq jam nje banor i fshatit radhime ne vlore sot ne mengjes po shikoj qe me eshte rrethuar toka per tu ndertuar….pa mar per baz qe un e kam perfituar token me ligjin 7501 dhe jam taksapagues i rregullt deri ne sot….Ne kete siperfaqe toke jemi trajtuar 30 persona…Ju lutem bejeni publike se kta jan mafjet e pronave dhe spyesin as per shtet as per polici.. Kjo esht vidjua qe kan hapur gropat per te filluar rrethimin Ju lutem i publikoni kto pamje se po agravon situata shum e me keq Ta shpjegoj me sakt neve jemi personat qe e kemi mar token me ligjin 700501 me amtp….sot erdhen keta personat qe thon jemi me certifikat qe un se di si e kan nxjerr kte certifikat….dhe na shan nga familja dhe na kercenun me jet

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit