Përplasjet me princ Lekën, Elia Zaharia: Faleminderit që më kuptuat dhimbjen

Përplasjet me princ Lekën, Elia Zaharia: Faleminderit…

Pas përplasjeve me princ Lekën, Elia Zaharia ka falenderuar të gjitha ata që e kuptuan dhimbjen e saj në këto momente të vështira të jetës së saj. Në një postim në rrjetet sociale ajo thotë se këto ditë kanë qenë shqetësuese për të dhe familjen e saj, teksa ka falenderuar të gjitha ata që iu bashkuan peticionit për fshirjen e videos peticion të cilin e ka cilësuar sensibilizues e në mbështethe të dinjitetit njerëzor.

“Miq dhe dashamirës, Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!”, shkruan Elia Zaharia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit