Përrenjas/ Cisterna e gazit del nga rruga dhe bie në greminë

Përrenjas/ Cisterna e gazit del nga rruga…

Një kamion i tonazhit të rëndë i tipit cisternë gazi ka rënë në humnerë në Përrenjas. Bëhet me dije se shoferi ka humbur kontrollin në aksin Librazhd -Përrenjas në afërsi të fshatit Pishkash dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke përfunduar në humnerë. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij mjeti. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe për fat të mirë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë ç’ka ka bërë që të humbasë kontrollin dhe të përfundojë disa metra jashtë rruge. Gjithsesi shoferët që kalojnë çdo ditë në atë aks rrugor shprehen se aty ka nevojë për ndërhyrje. Pasi, kjo rrugë është bërë shpesh herë burim aksidentesh, për shkak edhe të kthesave të shumta që ka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit